12:08 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ecuria e deritashme e KB Prishtinës në FIBA Europe Cup

Z Mobile Prishtina sot do të ballafaqohet me skuadrën e Bakken Bears në kuadër të Grupit E të FIBA Europe Cup në ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në fakt të dy këto ekipe e kanë siguruar kualifikimin tutje në këtë garë duke zënë vend në mesin e 16 skuadrave që do të luajnë në fazën tjetër, por janë danezët ata që prijnë në renditjen tabelare me bilanc prej 5 ndeshje e po aq fitore, derisa Z Mobile Prishtina ka regjistruar 4 fitore e 1 humbje.

Të vetmën disfatë bardhekaltrit e kanë përjetuar pikërisht nga Bakken Bears si mysafirë me 24 pikë epërsi (108:84), transmeton IndeksOnline.

Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Bakken Bearsit është i fundit në kuadër të fazës së parë të grupeve të FIBA Europe Cup.

Padyshim, ecuria e kryeqytetasve ka qenë fantastike në këtë kompeticion, teksa, më poshtë gjeni rezultatet e deritashme të skuadrës më të trofeshme shqiptare në basketboll në FIBA Europe Cup.

17 Tetor 2018:

Z Mobile Prishtina – Chekaski Mavpy 92:82

24 Tetor 2018:

Steaua Bucuresti – Z Mobile Prishtina 81:87

30 Tetor 2018:

Bakken Bears – Z Mobile Prishtina 108:84

7 Nëntor 2018:

Cherkaski Mavpy – Z Mobile Prishtina 73:92

13 Nëntor 2018:

Z Mobile Prishtina – Steaua Bucuresti 74:69./IndeksOnline/