22:52 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kërkesa e Dardanit për mërgimtarët në Gjermani para ndeshjes me S.Oliver

KB Prishtina e zhvillon njëren prej ndeshjeve më të rëndësishme që prej themelimit këtë javë.

Të mërkurën, klubi kryeqytetas do të përballet me S.Oliver Wurzburg në Gjermani.

Duke i ditur problemet burokratike, kryeqytetasit shpresojnë në mbështetjen e bashkëatdhetarëve në ”S Oliver Arena”, transmeton IndeksOnline.

Tani, Dardan Berisha, anëtari i skuadrës, i është drejtuar bashkëatdhetarëve me një mesazh para kësaj ndeshje.

”Të dashur bashkëatdhetarë që jetoni në Gjermani, të mërkurën e kemi ndeshjen shumë të rëndësishme kundër S.Oliver Wurzburg”.

”Besoj që keni me qenë në sallë me na përkrahë dhe besoj që së bashku mund të arrijmë fitoren tepër të rëndësishme për ne”, tha Berisha./IndeksOnline/