14:26 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Azemi vazhdon trendin, fton bashkëatdhetarët për ta përkrahur Prishtinën

KB Prishtina do ta zhvillojë sonte një ndeshje të rëndësishme në kuadër të FIBA Europe Cup.

Skuadra nga kryeqyteti është mysafir i S.Oliver Wurzburg sonte në kuadër të fazës, 1/16 në këtë kompeticion.

Duke i pasur parasysh problemet burokratike, mbështetja sonte në Gjermani për Prishtinën, natyrisht se do të jetë më i vogël, transmeton IndeksOnline.

Andaj, basketbollistët e Prishtinës i janë bashkuar një trendi për t’i ftuar bashkëatdhetarët në Gjermani për ta përkrahur Prishtinën.

Së fundmi, këtë e ka bërë edhe basketbollisti, Edmond Azemi përmes një video të postuar në faqën zyrtare të klubit.

”Ju përshëndes dhe i ftoj të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani dhe afër Gjermanisë që të vinë të mërkurën, ora, 19:00, ta përkrahin Prishtinën kundër S.Oliver Wurzburg”, tha Azemi./IndeksOnline/