15:10 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Eder prezantohet te skuadra e re [Foto]

Eder Citadin Martins është zyrtarisht lojtar i Jiangsu Suning.

Sulmuesi i kombëtares italiane ka lënë përfundimisht Interin duke u transferuar në kampionatin kinez te klubi që është në pronësi të Zhang Jindong, manjatit aziatik që zotëron gjithashtu 70% të aksioneve të Interit.

Në arkat e Interit për kartonin e futbollistit italo-brazilian, Jiangsu ka derdhur 5,5 milionë euro, ndërkohë që Eder ka firmosur me klubin kinez për 2 vite e gjysëm teksa do të përfitojë në total 13 milionë euro. Numri 23 largohet kështu nga zikaltrit pas 3 sezonesh në të cilat ka zhvilluar në total 86 paraqitje duke realizuar dhe 14 gola.

Temat: