11:14 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Tri zëvendësimet që u sollën Kupën skuadrave (Video)

Trajnerët profesionist shpesh bëjnë zëvendësime qe vulosin ndeshjen, ku ata që hyjnë në lojë bëhen protagonistë të një fitoreje të madhe.

Por duke e parë rëndësinë e ndeshjeve dhe të kompeticionëve më poshtë janë tri zëvendësimet më të qëlluara në futboll, shkruan indeksonline.

Mario Gotze kundër Argjentinës

Trajneri Joachim Low preferoi që ta linte në stol mesfushorin atëherë të Bayern Munchenit, Mario Gotze. Kur ndeshja finale e Kupës së Botës po shkonte në vazhdime, tekniku gjerman vendosi që dy minuta para përfundimit të ndeshjes ta inkuadronte në vend të Miroslav Kloses.

Gotze nuk vonoi shumë dhe në minutën e 113 shënoi golin që i solli Gjermanisë titullin e katërt në histori.

Eder kundër Francës

Portugalia kishte arritur në finale pas 12 vitesh dhe të gjithë sytë ishin nga ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo. Por fituesi i Topit të Artë u largua pas vetëm 25 minuta lojë pas një lëndimi që pësoi.

Ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve dhe në minutën e 79-të, trajneri Fernando Santoz inkuadron sulmuesin e Lille, Eder. Në atë kohë 28 vjeçar, ai arriti të shënoi gol në minutën e 109-të që do t’i sillte titullin e parë ndërkombëtar për Portugalinë.

Bale kundër Liverpool

Rasti më i freskët është ai i anësorit të Real Madrid, Gareth Bale në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpool. Derisa rezultati ishte 1-1, në minutën e 61-të, Zidane vendosi ta inkuadroj Bale në vend të Iscos.

Tre minuta më vonë ai shënoi një gol të shumë të bukur dhe një tjetër në minutën e 83-të, duke i sjellë Realit Ligën e 13-të në histori. /IndeksOnline/

Temat: