13:51 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Edhe ankthi i vogël ju vë në rrezik të sëmundjeve kronike

Ballafaqimi me ankth, depresion dhe stres në nivele intensive për një kohë të gjatë mund të ndikojë në shëndetin tonë afatgjatë fizik. Por, çka nëse ne jemi të ekspozuar ndaj niveleve të ulëta të shqetësimit psikologjik? A rrezikohet mirëqenia jonë?

Sipas një studimi të ri, përgjigja është “po”. Edhe nivelet e ulëta të shqetësimeve dëmtojnë mirëqenien tonë në afat të gjatë kohor, paralajmërojnë studiuesit, transmeton Indeksonline. “Edhe pse marrëdhënia në mes të shqetësimeve të dukshme dhe fillimit të artritit, sëmundjes kardiovaskulare dhe diabetit janë të përcaktuara mire, ekziston një hendek në njohuri në lidhjen mes niveleve të ulëta dhe të moderuara të shqetësimit dhe zhvillimit të kushteve kronike”, thotë Prof. Catharine Gale, nga Universiteti i Southampton në Mbretërinë e Bashkuar.

Hulumtuesit e këtij studimi tregojnë se ekspozimi ndaj shqetësimit të ulët dhe të moderuar psikologjik, që përfshin simptoma të ankthit dhe depresionit, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të një sëmundjeje kronike./Indeksonline/