19:56 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Edhe Donika largohet nga arresti shtëpiak, përqafim të ngrohtë me Shpend Ahmetin (Foto/Video)

Fitores së Shpend Ahmetit në Prishtinë i janë gëzuar gjithë përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo është parë edhe në festën e VV-së që u mbajt në shesh, ku askush nga ta nuk mund të përmbahej nga gëzimi.

Madje, se sa e rëndësishme ishte kjo fitore ka treguar edhe largimi i Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit nga arresti shtëpiak, për t’iu bashkuar kësaj feste në sheshin e Prishtinës.

Në pamjet e kësaj feste shihet Kadaj-Bujupi, duke i dhënë një përqafim të ngrohtë Ahmetit./Indeksonline/