75 Mall Live Search
11:27 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fundjava, në volejboll vjen me duele interesante

Këtë fundjavë do të zhvillohet java e katërt në Superligën e Kosovës në Volejboll në të dyja konkurencat.

Te meshkujt, javën e nis KV Ulpiana e cila të shtunën  e pret Dritën me fillim nga ora 18:00, për të vazhduar me ndeshjet Theranda – Prishtina Volley dhe Ferizaj – Peja, shkruan Indeksonline.

Të dielën luhen edhe dy ndeshjet e fundit ku përballen Drenica – Vëllaznimi dhe As Vushtrria – Luboteni.

Në konkurencën e femrave, gjithashtu do të vazhdojë java e katërt me duele interesante.

E shtunë: Kastrioti – Feronikeli

E diel: Skenderaj – Prishtina, Gryka – Fushë- Kosova, Vushtrria – M-Technologie dhe Ferizaj – Drita./Indeksonline/