14:13 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Edhe gjatë 5 orëve të armëpushimit Ghouta lindore bombardohet, përendemi nuk reagon! (Video)

Lufta në rajonin e Ghouta-s Lindore të mbajtur nga rebelët është bombarduar edhe për gjatë pauzës së parë pesë-orësh të armëpushimit nga forcat qeveritare të Sirisë.

Rreth 393,000 njerëz janë bllokuar në enklavën pranë Damaskut, e cila është rrethuar nga qeveria që nga viti 2013, raporton BBC, transmeton Indeksonline.

Mjekët thonë se më shumë se 500 njerëz janë vrarë qëkur qeveria intensifikoi bombardimet e saj nëntë ditë më parë në një përpjekje për të rimarrë këtë zonë.

Ndërkohë, Franca i ka kërkuar Rusisë të përdorë ndikimin e saj ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad për të siguruar një armëpushim 30-ditor që mbulon të gjithë vendin.

Këshilli i Sigurimit i OKB miratoi njëzëri një rezolutë që kërkonte një ndërprerje mbarëkombëtare të armiqësive të shtunën, por nuk përcaktoi një datë të fillimit.

“Rusia është një nga aktorët e vetëm që mund ta marrë regjimin për zbatimin e rezolutës”, tha ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian në një takim në Moskë, homologut të tij rus Sergei Lavrov. /Indeksonline/

Temat: