15:13 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Edhe Japonia ndalon blerjen e pajisjeve të telekomunikacionit të Huawei

Qeveria Japoneze do të jetë e radhës e cila ndalon blerjen e pajisjeve të telekomunikacionit të Huawei dhe ZTE raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Kompanitë Kineze janë vënë nën presion nga Uashingtoni dhe aleatët e tij për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë së produkteve të Huawei.

Një ndalim nga autoritetet Japoneze do të vinte pak ditë pas ndalimi në SHBA, Australi dhe Zelandën e Re.

Huawei vazhdimisht ka mohuar influencën e Pekinit.

Huawei është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit dhe furnizon disa prej operatorëve më të mëdhenj në botë.