17:39 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Edhe Kosovare Asllani e provon “sfidën e shishes me kapak”

Kosovare Asllani është futbollistja e radhës që e ka provuar dhe e ka kaluar me sukses “sfidën e shishes me kapak”, e cila është bërë mjaft e famshme në botë ditëve të fundit

Figura të njohura botërore të të gjitha sferave janë bërë pjesë e “sfidës së shishes me kapak”.

Pa dyshim, më së shumti këtë sfidë, që është bërë mjaft e famshme në botë ditëve të fundit, po e praktikojnë sportistët.

E fundit që e ka kaluar atë me sukses është futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, e cila ditë më parë e fitoi medaljen e bronztë me Suedinë në Kampionatin Botëror të futbollit për femra, i cili u mbajt në Francë.

“Sfida u pranua”, ka shkruar futbollistja nga Kosova në Instagram dhe Instastory, ku e ka publikuar edhe videon duke e hequr kapakun nga shishja me këmbë.