17:33 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Edhe motra e Adelina Tahirit në krahët e milionerit maqedonas (Foto)

Viti 2017 ishte vit i martesave! Edhe Adelina Tahiri ishte ajo që i dha fund beqarisë ndërsa kurorëzoi dashurinë me të dashurin e saj, avokatin maqedon Serjozh Markov, i cili është një nga biznesmenët më të mëdhenj në këtë shtet, shkruan Indeksonline.

Derisa u mundua ta mbaj të fshehur, ishin mediat ato që zbuluan imazhin e bashkëshortit të Adelinës e cila edhe më tej nuk poston fotografi me të në rrjete sociale.

Adelina sot ka postuar disa instastory, ku shihet motra e saj e vogël Diana duke e puthur në faqe bashkëshortin e këngëtares. Ndërsa sërish ajo ia mbuloi fytyrën. Zërat flasin se Adelina këtë gjest po e bën për shkak se bashkëshorti i saj është shumë më i vjetër se ajo./Indeksonline/