20:18 / E Premte, 02 Qershor 2023 / Gj. Sh

Edhe një futbollist largohet nga Llapi

Skuadra e Llapit ka njoftuar se ka ndarë rrugët me futbollistin Albion Kurtaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi nga Podujeva përmes një njoftimi për media, shkruan IndeksOnline.

Ky është largimi i dytë nga Llapi, pas mbrojtësit brazilian Fernando Augusto – Fernandinho.

Njoftimi i plotë:

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑 𝐏𝐄̈𝐑 𝐋𝐎𝐉𝐓𝐀𝐑𝐈𝐍 𝐀𝐋𝐁𝐈𝐎𝐍 𝐊𝐔𝐑𝐓𝐀𝐉

KF Llapi njofton opinionin dhe tifozët se me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe lojtarit, kemi rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Albion Kurtaj.

Kurtaj u transferua tek ne në afatin kalimtar veror nga skuadra e Ferizajt dhe u paraqit në gjithsejt 39 ndeshje (32 Kampionat/5 Kupë/2 Konferencë Ligë) dhe arriti të realizoj 2 gola dhe 3 asistime.

Edhe pse kontrata ishte valide edhe për dy vite tjera, Kurtaj me vetëdëshirë kërkoi që klubi ta mirëkuptonte dhe të largohej për arsye personale, gjë që klubi nuk e refuzoj dëshirën e tij dhe u vendos që bashkëpunimi të mbyllej këtu.

KF Llapi e falenderon lojtarin Albion Kurtaj për korrektësinë, angazhimin dhe kontributin gjatë kohës sa ishte pjesë e jona si dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.

FALEMINDERIT KURTAJ/IndeksOnline/