17:26 / E Martë, 07 Korrik 2020

Edhe një i infektuar me COVID-19, gjithsej 11 raste aktive në Kamenicë

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi në FB ka folur rreth situatës aktuale të COVID-19.

Ai ka thënë se numri i rasteve aktive momentalisht është 11.

Ky është postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të Shtabit Emergjent Komunal diskutuam për gjendjen me #COVID19 në komunën tonë dhe rastet e fundit të identifikuara pozitiv me këtë sëmundje. Nga IKShP jemi njoftuar se kemi edhe një rast tjetër me sëmundjen SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive ka arritë në 11.

Duke marrë parasysh shpërndarjen e shpejtë të këtij virusi, duhet ta kemi të qartë që numri i të infektuarve është më i madh sesa që janë të konfirmuar pas testimeve. Kujdesuni për veten dhe ndiqni të gjitha udhëzimet. Mos merrni shërbime në qoftëse nuk janë të pajisur me maska e njëkohësisht as mos kryeni shërbime pa të. Mbajeni distancën dhe pastroni duart vazhdimisht!

Mos i humb