14:15 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Edhe një modele në familjen Kardashian

E veshur e gjitha me të kuqe, North West, 5-vjeçare është modelja më e re.

Disa nga ju mund ta njihni, është vajza e yllit televiziv, Kim Kardashian dhe reperit Kayne West,  sfiloi për herë të parë në pasarelë, transmeton Indeksonline.

Duke qenë vajza e prindërve të famshëm, North ka siguruar vëmendjen e të gjithëve.

North West sfiloi për LOL Dolls Kids Fashion Show.

Kim solli disa nga momentet e eksperiencës së parë të North në botën e modës, për çka duket të jetë krenare me të bijën.

Duket se e vogla e klanit Kardashian do të ndjek hapat e tezës së saj, supermodeles Kendall Jenner./Indeksonline/.