75 Mall Live Search
13:10 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Edhe një veturë zyrtare shëtitet të shtunën me familje

Keqpërdorimi i veturave zyrtare po përdoret me të madhe nga disa zyrtarë shtetërorë.

E radhës, është parë këtë të shtunë në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Sipas një lexuesi të Indeksonline që ka dërguar fotografi në redaksi, në veturën zyrtare brenda kanë qenë familjarë të zyrtarit shtetëror, derisa nuk dihet destinacioni i saktë i tyre.

Ndryshe, sot gjatë ditës Indeksonline ka raportuar edhe për një tjetër keqëpërdorim të veturës zyrtare. Kësisoj, në autostradën “Arbën Xhaferi”, një e tillë është parë duke lëvizur në drejtim të Prishtinës, madje, interesant ishte fakti që ajo veturë ishte mbushur me speca ‘çara’.

Më poshtë shikoni foton: