13:58 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Edhe një yll tjetër zbret në Prishtinë, Gashi pas 18 vitesh në vendlindje (Foto)

Sot do të nis festivali Sunny Hill, event ky i organizuar nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së famshme, Dua Lipa e cila edhe do ta hap këtë ngjarje në Prishtinë.

Në kuadër të këtij festivali do të performojë edhe reperi kosovar me famë botërore Kid Gashi, cili tashmë ka arritur në Prishtinë.


Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes disa instastory-v të postuara në llogarinë e tij Instagram.

Ai madje përmes një mbishkrimi tregon se kthehet pas 18 vitesh./Indeksonline/