19:37 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Edhe një zv/ministër, më i riu në histori të Qeverisë!

Qeveria e Kosovës, ka emëruar sot si zëvendësministër Gjergj Bekën nga Aleanca Kosova e Re (AKR), në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

Beka,  përmes rrjetit social ‘Facebook’, ka thënë se nga sot ka marrë detyrën e zëvendësministrit në MMPH, përcjellë Indeksonline.

“Falënderoj Presidentin Behgjet Pacolli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për besimin e dhënë dhe zotohem se do angazhohem dhe do të punoj me nderë dhe përgjegjësi ashtu siç kam punuar deri me sot.”, ka shkruar Beka .

Ndryshe, Gjergj Beka ka qenë i punësuar në komunën e Mitrovicës, si zyrtarë për gjendje civile.

Rikujtojmë, se Qeveria e Ramush Haradinaj që nga marrja e mandatit është kritikuar për numrin e madh të zëvendësministrave të emëruar./Indeksonline/