23:47 / E Premte, 07 Gusht 2020

Edhe për Ronaldon ka “Stop”, nuk do të jetë në çerekfinale të CHL pas 10 vjetësh

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve pas plotë 10 vjetësh.

Ishte viti 2009/2010, e atëbotë Real Madridi eliminohej pikërisht nga Lyoni, dhe Ronaldo pas 10 vjetesh nuk do të jetë pjesën e një çerekfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, shkruan IndeksOnline

Kështu, Juventusi mposhti ekipin francez, por jo edhe për ta eleminuar nga kjo garë e rëndësishme.

Në ndeshjen e parë, francezët fituan me rezultatin 1-0, me çka i mjaftoi edhe disfata e sotme 2-1.

Në çerekfinale, Lyon do të ketë punë edhe më të vështirë, pasi do të luajë ndaj Manchester Cityt, që eliminoi Realin e Madridin.