11:45 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Edhe prindërit e Mon Balajt e Arben Xheladinit, në Kuvend

Në orën 11:00 është paralajmëruar të nisë seanca për votimin e qeverisë “Kurti”.

Tashmë në sallën e Kuvendit, kanë mbërritur dhe janë akomoduar shumica e të zgjedhurve të popullit në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në pjesën e mysafirëve në pjesën e lartë të sallës së Kuvendit, kanë ardhur edhe prindërit e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, Mon Balajt e Arben Xheladinit.

Kujtojmë se mbrëmë u arrit marrëveshja VV- LDK-së./Indeksonline