18:40 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Edhe pse merkato është mbyllur, Liverpool po e transferon ish-portierin e Tottenham

Me Alisson të dëmtuar dhe Adrian që nuk bind, skuadra e Liverpool është vënë në kërkim të një portieri për të mbrojtur provizorisht portën e “reds” deri në momentin që të rikuperojë braziliani.

Sipas mediave britanike, skuadra kampione e Evropës synon të sjellë në “Anfield” portierin 35-vjeçar holandez Michel Vorm.

Aktualisht ai është pa skuadër, ndërkohë që 5 sezonet e fundit Vorm ka luajtur me skuadrën e Tottenham, rivali në finalen e Champions.

Vorm është një lojtar i lirë, çka do të thotë që mund të transferohet dhe luajë në çdo moment me Liverpool. Duket se ky interesim për të ka ardhur pas kërkesës që ka bërë trajneri Jurgen Klopp, që kërkon një portier të tretë, më të besueshëm.

Adrian ishte protagonist i një gabimi qesharak në ndeshjen që Liverpool fitoi 2-1 ndaj Southampton fundjavën e kaluar. Ai gabim i dha mundësi skuadrës mike që të realizojë golin e vetëm dhe të vërë në diskutim fitoren e “reds”.