16:11 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Edhe pse të vegjël mjaftë të mençur, po mbrojnë veten, familjen dhe gjithë rrethin!

Sot është dita e tretë që kur kosovarët shumicën e kohës po e kalojnë të mbyllur në shtëpi.

Shfaqja e rasteve të para të infektuar me koronavirus bëri që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë një sërë masash në mënyrë që përhapja e virusit të jetë sa më e vogël.

Ndër këshillat e dhëna nga mjekët, infermierët por edhe nga institucionet përkatëse është edhe përdorimi i maskave, dorezave si dhe higjiena sa më e lartë.

Disa fëmijë në Podujevë kanë vendosur që t’i respektojnë në mënyrë të përpiktë këto sygjerime, në mënyrë që të mbajnë larg vetes, por edhe familjarëve e miqve virusin COVID-19, raporton Indeksonline.

Edhe pse dolën jashtë për të luajtur, fëmijët vendosën masat mbrojtëse dhe ky është një shembull fantastik për të gjithë ne. Të qëndrojmë më shumë në shtëpi, të mbrojmë veten dhe të tjerët në mënyrë që kjo sfidë aspak e lehtë të kalojë sa më shpejtë./Indeksonline/