12:59 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Edhe pulat në “modë”, fillojnë të vishen (Foto)

Moda, stili i veçantë dhe shumë përkushtim në veshje janë vetëm prej disa nga përkushtimet e viteve të fundit nga pothuajse gjithë njerëzit.

Por jo vetëm njerëzit, tani e tutje edhe pulat do t’i shihni të veshura, madje me ngjyra nga më të ndryshmet, transmeton Indeksonline.

Dymbëdhjetë pula gjatë muajve të fundit janë veshur me ‘jelekë’ të leshtë, në mënyrë që të mos ndjejnë ftohtin por ato janë komentuar si të veshura mjaft mirë.

Veshja e tyre është miratuar nga Shoqata e Mirëqenies Sociale në Mbretërinë e Bashkuar.

Me këtë rast shumë nxënës u mblodhën për të thurur veshjet e tyre dhe se pulat u përgjigjen shumë shpejt duke treguar sjellje të natyrshme siç janë ulja dhe kruarja e tokës ./Indeksonline/

Temat: