11:13 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Edhe reperi i njohur mbështet fushatën “Ti je një lule dielli” (Foto_

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula siç duket përveç një karriere të bujshme ka edhe një zemër të madhe.

Ai së fundi ka vendosur të përkrahë fushatën e Albana Osmanit, “Ti je një lule dielli”. Kjo fushatë ka për qëllim që ti ndihmojë fëmijët e sëmurë.

Këtë e ka bërë të ditur vet gazetarja, Albana Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me Ledri Vulën.

Përndryshe, ajo ka cekur që të dy janë të lindur në muajin korrik, kurse e ka komplimentuar Ledrin si artist i mrekullueshëm./Indeksonline/