14:12 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aksident në Dollc të Klinës, vetëm me dëme materiale

Dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në Dollc të Klinës.

Aksidenti në fjalë ndodhi pak minuta më parë, ndërsa në të janë përfshirë një veturë “Pick-Up” dhe një “Mercedes”.

Si pasojë e këtij aksidenti nuk ka persona të lënduar, por që dëmet materiale janë mjaft të mëdha.

Duhet përkujtuar që në këtë vend aksidentet janë shumë të shpeshte, e shpesh herë edhe fatale./Indeksonline/