08:34 / E Premte, 25 Shtator 2020

Edhe sot numër i lartë i të infektuarve me koronavirus në Gjermani

Gjermania vazhdon të regjistrojë shifra të larta të infeksioneve ditore me COVID-19.

Gjermania ka publikuar bilancin ditor me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 2,153 në 280,223, treguan të Premten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 15 në 9,443, tregoi shifra.