11:45 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Edi Rama flet në Parlament për Rrugën e Kombit, ky është arsyetimi i tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur para deputetëve në Parlamentin shqiptar për vendosjen e taksave në Rrugën e Kombit.

Sipas tij, nëse nuk do ndërhyhej me vendosjen e tarifës për përdoruesit, ka qenë një aks strategjik i rrezikuar në sigurinë e në qëndrueshmërinë afatmesme.

Gjatë fjalimit të tij, ai ka sqaruar se për përdoruesit e shpeshtë (pra, banorët e zonës), do të ketë një sërë masash të posaçme lehtësuese, transmeton Indeksonline.

Ky është fjalimi i tij:

Për vendosjen e tarifës ne kemi ecur sipas procesit të paraparë nga ministrat përgjegjës. Nëse dimri nuk solli asnjë sekondë bllokim të rrugës e cila deri dje bllokohej sa binte bora më e parë, edhe kjo lidhet me këtë proces. Lidhet me kompaninë që ka nisur mirëmbajtjen. S’ka një mijë rrugë ose zgjidhje për rrugën. Për këtë ekzistojnë vetëm dy rrugë: ose për mirëmbajtjen e rrugëve të paguajnë gjithë taksapaguesit, ose të gjithë përdoruesit e rrugës në fjalë.

Vendosja e tarifave sot është rivënë në diskutim në të vetmin evropian ku nuk ka pasur pagesë në autostradë, e ajo është në vendin më të zhvilluar në Evropë. Pra, bëhet fjalë për Gjermaninë. Pra, sot edhe ata kanë nisur debatin për vendosjen e një ngarkese të caktuar tarifore për përdoruesit.

Sa i përket shumës së vendosur për tarifa, mjafton t’i hedhësh një sy tarifave në rajon për të parë se këtu nuk ka absolutisht asnjë gjë të veçantë. Logjika është e thjeshtë, rruga dhe përdoruesit. Për këtë tarifat variojnë dhe varet nga mirëmbajtja e rrugës. Nuk kemi përpara asgjë të pazakonshme, të çuditshme.

Ndërtimi i kësaj rruge, përveç asaj që ka kushtuar sa një mal me para, e dimë historinë dhe i dimë të pandehurit që i kemi të pranishëm tani këtu. Kjo rrugë është një rrugë e papërfunduar, është e bërë pa studimet e nevojshme gjeologjike. Ju i keni hyrë rrugës dhe e keni lënë rrugën prapa në mes të rrugës, pa llogaritur pastaj mirëmbajtjen. E di që jeni mësuar në këtë mënyrë ju, por këto ide mbani për vete, ta gëzoni por për neve nuk është zgjidhje.

Është një formulë që keni bërë sa herë i është dhënë mundësia të merrni çelësat e këtij shteti.

Do theksojë tash edhe atë që përbënë një shqetësim konkret.

Ju bëj të qartë se nuk ekziston asnjë vend në botë që përjashton banorë në bazë të kategorive. Në asnjë vend nuk ndodh dhe nuk do ndodh as këtu.

Ajo që do bëjmë është lehtësimi për banorët e zonës që i bie të udhëtojnë shpesh në këtë pjesë. Do e bëjmë me kartela, pra kjo do të përcaktohet në 6 muajt e parë me negociata me përdoruesit e shpeshtë. Pra këta nuk do e paguajnë shumë e të gjitha udhëtimeve, por një tarifë më të ulët. Këto janë format që përdorë e gjithë bota dhe që janë zgjedhur edhe për në Shqipëri.

Pastaj të gjithë ata që përdorin transportet, autobusët apo furgonët qofshin ata publik apo jo, nuk do të paguajnë fare tarifa. Pasi, kompania do i jap 120 mijë euro pushtetit vendor, me të cilat edhe do i përdorin për transportin publik.

Falë kësaj do të kemi një rrugë kombi e cila do të shkojë duke përfunduar, e cila nuk do rrëshqas më çdo stinë, dhe të mos bien më gurët mbi njerëzit. Do të kemi 45 milionë euro të investuara vetëm në vitet e para nga kompania.

Ka filluar të investohet për mirëmbajtjen dhe kosotoja totale, përfshirë atë përmbajtjen rutinë dhe atë stinorë është 160 milionë euro.

Do garantojmë lëvizshmëri të mirë”, është shprehur ai./Indeksonline/