Edi Rama mesazh studentëve: Më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi
Protestat masive të studentëve me 8 kërkesat e tyre e kanë “zbutur” kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Me një status në Facebook, Edi Rama iu përulet studentëve duke thënë se do takim kudo që duan ata. “Të dashur studentë protestues, gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim.
8 PIKAT janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë VETEM SE BASHKU, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë.
Adresimin e 8 PIKAVE duhet të nisim pa humbur kohë. Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s’ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktorreshë Monës e të Profesor Lulit.
Unë jam gati dhe s’kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 PIKA” shkruan Rama në Facebook./Indeksonline/