Edi Rama nuk përmbahet, e quan WTF propagandën e Serbisë ndaj Kosovës
Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i shqetësuar me propagandën e Serbisë ndaj Kosovës.
Sipas tij, lobimi i Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës është cinike, sic është edhe kërkesa e tyre që të mos përmendet emri “Republika e Kosovës” në instancat ndërkombëtare apo edhe në mbledhjet e përbashkëta që po i zhvillojnë.
“Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale i Kosovës, (Skender Reçica) më tregonte mbrëmë se si në Beograd, me anë të të dërguarve të Evropës, i kërkonin të hiqte fjalën Republika e Kosovës nga fjalimi që do të mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët ku edhe Kosova ishte e pranishme me vullnetin e mirë për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët”, ka treguar Rama.
Kjo është What The Fuck-WTF, siç do thoshin anglezët”, është shprehur Rama, duke e parë si të paarsyeshme çdo tendencë të Serbisë ndaj Kosovës.
Kështu, ai shprehu përkrahjen e saj të plotë ndaj Kosovës, duke paralajmëruar edhe lehtësime të shumta ndërmjet këtyre dy shteteve./Indeksonline/