Edi Rama ofendon mediat e Kosovës, i quan “kazan”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur per atmosferën e punës në takimin e dy qeverive të mbajtur sot në Pejë.
I pyetur për qëndrimet e tij të shpalosura në mbledhjen e përbashkët të mbajtur sot mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë, Rama i është referuar si “kazan” mediave kosovare që kanë raportuar lidhur me qëndrimin e ministrit të Tregtisë së Shqipërisë, Arben Ahmetajt, kundër taksës ndaj produkteve serbe.
“Reagimet e mia kanë qenë të papritura për ata që kanë nxituar të bëjnë komente për qëndrimin tonë lidhur me tarifën e vendosur nga Qeveria e Kosovës. Por, nuk është faji im që kazani më priste të lagur, ndërkohë që unë isha në zjarr”, ka deklaruar Rama për Klan Kosova.