19:47 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Edi Rama prapë me patika në BE, ja çka i komentojnë shqiptarët (Foto)

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Evropian janë mbledhur ditën e sotme në Samitin e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Londër.

Padyshim, i pranishëm është edhe kryeministri, Edi Rama, i cili sërish shkaktoi debat në rrjetet sociale me veshjen tij.

Kostum serioz dhe atlete të bardha, mesa duket kjo është ndër veshjet e preferuara të kryeministrit tonë por edhe ndër më të komentuarat.

Menjëherë pasi në profilin e tij në Facebook dhe Instagram janë shpërndarë video nga takimi, të shumtë kanë qenë komentuesit që e kanë kritikuar dhe madje janë shprehur se kjo nuk është një veshje e përshtatshme për të përfaqësuar vendin në takime të rëndësishme.

Por, nuk kanë munguar as komentues që e kanë kthyer me humor veshjen e atleteve.

“Me atlete bëhen hapa më të shpejta drejt EU”, apo “Pse nuk vesh shapka me gisht më mirë”, janë ndër komentet më pikante.

Temat: