20:16 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Edi Rama sulmohet me vezë nga qytetarët (Foto)

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Laç në takimin e llogaridhënies.

Por qytetarët të revoltuar kanë qëlluar me vezë në drejtim të tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa ai ka qenë duke u larguar është nga takimi.

Në foton e publikuar duket momenti kur qytetarët qëllojnë me vezë drejt tij, ndërsa ka ndërhyrë garda për ta mbrojtur.

Edhe pse Rama ka folur për investime që thotë se ka bërë në Laç, qytetarët nuk janë pajtuar me këtë fakt dhe të revoltuar kanë qëlluar në drejtim të tij.