23:38 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Edi Rama tregon gishtin e mesit, kur bëhet fjalë për mbylljen e basteve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zgjodhi Twitter për të përsëritur vendosmërinë për mbylljen e pikave të basteve.

Teksa paralajmëron “vdekjen” e monopolit online të basteve, ka përdorur edhe disa “emoji”. Por njëra prej tyre jo edhe aq e përshtatshme: një “emoji” me gishtin e mesit.

Është e paqartë nëse kryeministri e ka vendosur gabimisht, apo është revoltuar aq shumë për çështjen e pikave të basteve sa ka reaguar në këtë formë.