17:31 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Edi Rama uron Kosovën: Lavdi dëshmorëve, e bekuar qoftë ushtria e sapolindur!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur miratimin e tri Projektligjeve që i hapin rrugë krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Lavdi dëshmoreve të Kosovës dhe bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës”,ka shkruar Rama në Facebook, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shqyrtimit të parë të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Në seancën e sotme deputetët janë mbledhur të gjithë për të votuar këtë Projektligj shumë të rëndësishëm për vendin, që Kosova të ketë ushtrinë e saj./Indeksonline/