15:39 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Edita Tahiri po rrenë, vetëm Natasha Kandiq ua përplasi në fytyrë krimet e serbëve”

Gazetari dhe publicisti, Fahri Musliu i ka quajtur rrena dhe patriotizma folklorik deklaratat e disa politikanëve kosovarë rreth thënies “gjenocidi i Serbisë në Kosovë”.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai ka përmendur një citat të ish-kryenegociatores, Edita Tahiri, rreth kësaj çështje, transmeton Indeksonline

Sipas Musliut, krimet monstruoze të kryera në Kosovë ua ka përplasur në fytyrë zyrtarëve serbe, (që nga viti 1999) vetëm Natasha Kandiq”.

“Për proceset e montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve të kapur pengj gjatë luftës (rreth 2000) dhe masakrat mbi shqiptarët, kam botuar dy libra dokumentar: (shqip dhe serbisht): “Gjykimet e pengjeve” dhe “Masakra e Suharekës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Tahiri: Ua përplasa në fytyrë Vuçiqit e Daçiqit gjenocidin që kryen serbët

…..

Amoraliteti dhe rrenat e politikanëve kosovarë nuk kanë kufi. Kurrë nuk e keni përmendur fjalën “gjenocid” në bisedime se nuk e lejojnë ndërkombëtarët, Pyetni Borko Stefanoviqin çka flet për bisedat me ju në Bruksel, dhe si e keni kaluar kohën. (për këtë dëshmon më së miri edhe filmi i dy autoreve nga Holanda).

Krimet monstruoze të kryera në Kosovë ua ka përplasur në fytyrë zyrtarëve serbe, (që nga viti 1999) vetëm Natasha Kandiq.

Për proceset e montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve të kapur pengj gjatë luftës (rreth 2000) dhe masakrat mbi shqiptarët, kam botuar dy libra dokumentar: (shqip dhe serbisht): “Gjykimet e pengjeve” dhe “Masakrra e Suharekës”.

Mjaft më me rrena e patriotizëm foklorik.!!!