16:31 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Edmund kualifikohet në rrethin e dytë, Nadal tërhiqet nga gara

Tenisti britanik, Kyle Edmund është kualifikuar në rrethin e dytë të Cincinnati Masters pas fitores ndaj amerikanit, Mackenzie McDonald.

23-vjeçari ka humbur vetëm një pikë nga shërbimet e tij, por ka qenë i suksesshëm në dhjetë prej tyre, duke regjistruar fitore me rezultat, 6-3 dhe 6-2, transmeton IndeksOnline.

I renditur në vendin e 16-të në renditjen botërore, Edmund do të luajë me fituesin e duelit, Frances Tiafoe – Denis Shapovalov.

Numri një i botës, Rafael Nadal është tërhequr nga turneu në fjalë pasi e fitoi Rogers Cup në Toronto të dielën.

US Open, Grand Slami i fundit për këtë vit, fillon më 27 gusht./IndeksOnline/