12:47 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Edmund vazhdon në çerekfinale, arrinë me vështirësi ta mposhtë Berrettinin

Numri një i Britanisë, Kyle Edmund e ka arritur çerekfinalen e China Open me një triumf të vështirë ndaj italianit, Matteo Berrettinit.

23-vjeçari arriti ta mposhtë Berrettinin me rezultat, 7-5, 6-7, 7-5.

Edmund do të përballet me kroatin, Dusan Lajovic në 1/8-tën e finales, transmeton IndeksOnline.

Lajovic ka arritur në këtë fazë pas fitores ndaj Grigor Dimitrov me rezultat, 6-4, 2-6, 6-4.

Numri dy i Gjermanisë, Alexander Zverev është lojtari më i rankuar që ka mbetur në këtë garë pas Edmund.

Dhe Juan Martin del Potro do të përballet me rusin, Karen Khachanov sot./IndeksOnline/