09:17 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Testet ia zbulojnë lëndimin në gju, Edmund humbet sezonin

Tenisti numër një i Britanisë, Kyle Edmund nuk do të luajë sërish këtë sezon pasi që testet mjekësore zbuluan se ai ka një lëndim në gjurin e tij të majtë.

Lëndimi nuk besohet të jetë serioz, por, Edmund është këshilluar për pushim dhe si rezultat i kësaj, ai nuk do të marrë pjesë në Paris Masters.

Edmund, 23-vjeçar, ka pasur sezonin e tij më të mirë, duke e arritur gjysmëfinalen e Australian Open dhe vendin e 14-t në ranglistën botërore, transmeton IndeksOnline.

Gjithashtu, ai e ka fituar titullin e tij të parë të ATP-s në European Open në Antwerp më 21 tetor.

Në Paris, ai ishte në vendin e 12-të, dhe pritej të luante me rusin, Karen Khachanov në rrethin e dytë.

Edmund e përfundon vitin 2018 me një rekord prej 36 fitoresh dhe 21 humbjesh./IndeksOnline/