75 Mall Live Search
17:44 / E Mërkurë, 05 Prill 2023 / Gj. Sh

Edon Zhegrova në formacionin e javës në Ligue 1

Sulmusi kosovar, Edon Zhegrova është bërë pjesë e formacionit të javës në kampionatin francez, Ligue 1.

Zhegrova shkëlqeu në fundjavë me skuadrën e Lille, duke shënuar dy gola në minutat e fundit, që i sollen fitoren ndaj Lorientit, shkruan IndeksOnline.

24-vjeçari e nisi ndeshjen nga banka rezervë, ku u inkuadrua në minutën e 82-të, ndërsa golat i shënoi në minuta 89′ dhe 90+1′.

Me dy golat e shënuar, Zhegrova arriti të futet në formacionin e javës në Francë./IndeksOnline/