17:21 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / MSH

Edona Llalloshi me këngë patriotike?

Edona Llalloshi po shkëlqen në fotografinë që ka ndarë sot në llogarinë e saj në Instagram.

Këngëtarja kosovare ka mahnitur me bukurinë e saj.

Por një gjë që mund të vërehët në këtë fotografi janë motivet patriotike të saj.

Qaforja e saj me shqiponje dhe kostumi kuq e zi bëjnë të dyshohet se këngëtarja është duke përgaditur ndonjë projekt për 28 Nëntor.

Ajo madje ka mbishkruar në fotografi dy zemra: një të kuqe dhe një të zezë.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se çka do të sjellë këngëtarja për dëgjuesit e saj./Indeksonline