21:33 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Edona Llalloshi me stil New York-u, kështu duket këtë herë!

Edona Llalloshi ka vite që është pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke argëtuar me muzikën e saj shumë gjenerata.

Këtë herë, ajo ka publikuar një imazh në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shihet nga New Yorku.

Veshur me një fustan deri në gjunjë, me shumë shkëlqim ajo dukej goxha mirë.

“Stili i rrugës në Neë York’ ka shkruar Edona, ani pse ky fustan nuk kishte të bënte shumë me përditshmërinë.

Ndryshe, Edona pritet që këtë fundvit të jetë shumë e angazhuar me koncerte./Indeksonline/