16:18 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

“Edukoni fëmijët tuaj rreth seksit, mos ta bëjnë edhe ata këtë gjë”

Një aktore pornografie franceze u ka bërë thirrje prindërve të edukojnë më mirë fëmijët e tyre lidhur me seksin, në mënyrë që ata të mos e kontaktojnë atë në mënyrë të papërshtatshme.

Nikit Belluci ka shpjeguar në Twitter se është e lodhur nga marrja e mesazheve të turpshme nga djemtë deri në moshën 12 vjeçare dhe beson se prindërit u japin mësim se si të sillen dhe t’i ndalojnë ata të hyjnë në faqet e internetit të rangut X, transmeton Indeksonline.

“Jam shumë e lodhur nga edukimi i fëmijëve tuaj. Mos lejoni që të ngarkoni përgjegjësinë tuaj mbi punonjësit e seksit” ,ka shkruar Belluci.

Ajo thotë se qasja në përmbajtjet pornografike po kontrollohet në mënyrë rigoroze,  por që kjo nuk do të thotë se është mirë që djemtë e rinj të dërgojnë porosi dhe kërkuar fotografi lakuriq, duke kërkuar që përvojën e tyre të parë seksuale ta kërkojnë ashtu.

“Ka një mungesë të plotë të mësimdhënies dhe parandalimit  dhe kjo nuk është detyrë jonë t’i edukojmë ata”, ka shtuar ajo.

Aj tha se vazhdon të jetojë si do vetë pa ulur kokën duke u bërë thirrje prindërve të reflektojnë mbi atë që fëmijët e tyre po bëjë në mënyrë private dhe pasojat e tyre./Indeksonline/