75 Mall Live Search
22:48 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Egjipti një “asgjë” pa Salah, Belgjika e gatshme për Rusi (Video)

Belgjika ka treguar se është një skuadër e kompletuar dhe konkurente për Kupën e Botës në Rusi.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez ka mposhtur Egjiptin me rezultat 3-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Bruksel.

Romelu Lukaku kaloi belgët në epërsi në minutën e 27-të pas një pakujdesie të portierit veteran, El Hadary, shkruan indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi sulmuesi i Chelseas, Eden Hazard me një gjuajtje të fortë në minutën e 38-të.

Në fund të ndeshjes Fellaini i cili u inkuadrua në pjesën e dytë shënoi golin e tretë për Kombëtaren e Belgjikës.

Kujtojmë që në pjesën e dytë u inkuadrua edhe futbollisti kosovar, Adnan Januzaj. /IndeksOnline/