Egjiptianët e padisin Ramosin, ja sa para i kërkojnë
Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve pati pasojat për njërin nga futbollistët më të mirë në qarkullim për momentin, Mohamed Salah.
Egjiptiani pati një përplasje me kapitenin e Real Madrid, Sergio Ramos ku u detyrua të lëshoj ndeshjen që në minutën e 30-të, shkruan indeksonline.
Një avokat egjiptian ka vendosur të padisë spanjollin dhe të kërkojë kompensim prej një miliard euro.
“Ramos bëri një ndërhyrje të qëllimshme për Salahun dhe ai duhet të bartë pasojat për këtë. Kam paraqitur një kërkesë në FIFA dhe kam kërkuar kompensim një miliard euro për shkak të dhimbjes mendore dhe fizike që ka shkaktuar Ramos për Salahun, por edhe për pjesën tjetër të egjiptianëve”, ka shpjeguar Basem Vahba. /IndeksOnline/