22:16 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / Gj. Sh

Egnatia shkruan historinë, fiton Kupën e Shqipërisë, lë me “gishta në gojë” Tiranën

Skuadra e Egnatias e ka shkruar historinë në futbollin shqiptar.

Skuadra nga Rogozhina e ka fituar Kupën e Shqipërisë, pasi në finale ka mposhtur Tiranën pas Extra-Time, me rezultat minimal 1-0,  shkruan IndeksOnline.

Golin e fitores për Egnatian e ka shënuar Jackson Laurentino në minutën e 114-të.

Sulmuesi brazilian u tregua i saktë nga penalltia, duke i sjellë Egnatias trofeun e parë në Kupën e Shqipërisë.

Në anën tjetër skuadra e Tiranës, pasi humbi titullin e Kampionit të Ligës javën e kaluar, humbi edhe finale e Kupës, duke mbetur pa trofe këtë sezon./IndeksOnline/