75 Mall Live Search
21:56 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / L A

Eintracht Frankfurti transferon ish-sulmuesin e Chelseat

Eintracht Frankfurti ka arritur të bëjë transferimin e dytë në këtë merkato të dimrit.

Pas transferimit të Elye Wahit nga Marseille, “Shqiponjat”, kanë nënshkruar me sulmuesin belg, Michy Batshuayi i cili u transferua nga Galatasaray.

Frankfurti, pagoi rreth 7 milionë euro për të rikthyer Batshuayin në Bundesligë, i cili më parë kishte qenë në huazim te Borussia Dortmundi.

Batshuayi, kishte bërë lëvizjen e tij kontraverse nga Fenerbahçe te Galatasaray, në fillim të sezonit, mirëpo nuk arriti të gjejë vend në formacionin startues pas konkurrencës së madhe në këtë pozitë./IndeksOnline/