12:12 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Ekipet mjekësore largojnë trupin e refugjatit nga shtëpia e djegur në Ulpianë

Ekipet mjekësore kanë arritur të largonin trupin e pajetë të viktimës, refugjatit, nga shtëpia e djegur në “Ulpianë”.

IndeksOnline ka raportuar  se në orët e para të mëngjesit një person është gjetur pa shenja jetë dhe i djegur në një shtëpi në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.

Mësohet se azilkërkuesi nuk ka vdekur nga zjarri, por nga plagët e marra paraprakisht nga therja me thikë.

IndeksOnline ka raportuar vazhdimisht për rastin në fjalë.