75 Mall Live Search
08:07 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / G T

Ekipi i Kosovës sot “pushim” në lojërat olimpike “Parisi 2024”

Ekipi i Kosovës sot nuk do të ketë asnjë garë për medalje në Lojërat Olimpikë që po zhvillohen në Paris të Francës.

Kosova deri tani i ka siguruar dy medalje në sportin e xhudos. Fillimisht e fitoi Distria Krasniqi të argjendtën dhe më pas Laura Fazliu të bronztën, shkruan Indeksonline

Por, sot më 31 korrik – ekipi ynë do të pauzojë, pasi asnjë sportistë nuk ka ndonjë garë, ndonëse kanë mbetur vetëm tre prej tyre.

Më 1 gusht, pra nesër – Loriana Kuka synon medalje duke i nisur garat nga ora 10:00 e mëngjesit, që është edhe xhudistja e fundit.

Kurse më 2 dhe 3 gusht, Gresa Bakraçi e ka garën e saj në atletikë, duke filluar nga ora 19:45, ndërsa Hana Beiqi në not nga ora 10:00 e mëngjesit./Indeksonline/

May be an image of text