17:11 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ekipi i një televizioni sulmohet nga protestuesit në Londër

Është sulmuar ekipi i një televizioni derisa po transmetonin drejtpërdrejtë në protestën e organizuar në mbështetje dhe solidarizim të familjes së George Floyd.

Ekipi u sulmua nga protestuesit në Londër, ndërsa korrespondenti australian Ben Avery dhe kameramani i tij Cade Thompson, po filmonin rrjedhën e protestave në Whitehall.

Kështu ata tentuan ta pengojnë punën e tyre, duke u dalë para kamerave.