23:50 / E Premte, 11 Gusht 2023 / MSH

Ekipi kosovar ndërron emrin

Ekipi nga Hajvalia, KF Shkëndija, ka ndërruar emrin.

Nga sot, ky ekip do të quhet KF Prishtina e Re, raporton Indeksonline.

Ekipi ka ndërruar edhe logon, e që është kombinim i ngjyrave bardh e kaltër, ngjyra që zakonisht e karakterizojnë qytetin e Prishtinës në çdo fushë.

Ekipi do të zhvillojë ndeshjet në stadiumin e Flamurtarit, teksa nga stina e pranverës e tutje do të vijojë me ndeshjet në Hajvali.

Ish-KF Shkëndija, tani KF Prishtina e Re, aktualisht luan në Ligën e Dytë të futbollit kosovar.